Maqedoni
Testi ndërkombëtar PISA, vendi këtë vit merr pjesë me 7.850 gjimnazistë
11.04.2022 13:48
Edhe përkundër grevës në arsim, në shkollat e mesme po mbahet testimi ndërkombëtar PISA...

Edhe përkundër grevës në arsim, në shkollat e mesme po mbahet testimi ndërkombëtar PISA. Vendi ynë merr pjesë për herë të katërt këtë vit me 7.850 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15 vjeçare nga shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe të cilët janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme.
“Shkolla jonë është kujdesur që të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme që testimi të kryhet pa probleme.”, tha Aleksandar Sibinovski.”, tha drejtor i shkollës së mesme “Vllado Tasevski”.
“Nuk do të masim njohuritë e nxënësve se sa kanë sukses në riprodhimin e njohurive nga programi mësimor, por aftësitë dhe njohuritë e fituara përmes procesit të arsimit të mesëm dhe fillor, sepse nxënësit e vitit të parë testohen në shkolla të mesme në moshën 15-vjeçare.”, tha Еlizabeta Naumovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimit.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri vuri në dukje se testimi për herë të parë në vendin tonë zhvillohet në mënyrë elektronike dhe se të gjithë nxënësit në proces janë të përgatitur mirë, sepse MASH së bashku me Qendrën Shtetërore të Provimeve kryejnë aktivitete të shumta përgatitore dhe testime më të mira.
“Nxënësit u cliruan nga frika se rezultatet do të ndikojnë në notat e tyre përfundimtare, ndërsa më e rëndësishmja është se dukshëm është rritur vetëdija se pjesëmarrësit e secilit individ
kontribuon në përparimin e politikave për zhvillimin e sistemit arsimor. Këtë e them për shkak se rezultatët të cilët do të tregojnë që nxënësit janë të gatshëm të ballafaqohen me situatat reale dhe zbatimin e diturive të fitura në përfundimin e arsimit për ne do të jenë shumë të rëndëishme veçanërisht tanimë në këtë periudhë ku zbatojmë disa reforma më të mëdha arsimore.”, tha ministri i arsimit Jeton Shaqiri.
Rezultatet e këtij testimi do të publikohen përfundimisht në fund të vitit 2023. Maqedonia e Veriut deri më tani përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka marrë pjesë në tri cikle, PISA 2000, PISA 2015 dhe PISA 2018.
VLORA LATIFI TOPOJANI
