Maqedoni

KRRE: Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

11.04.2022 14:10

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,40% në raport me vendimin e datës 7.4.2022. 
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 denarë/litër. Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: 
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 80,00 (denarë/litër)