Maqedoni
Strugë, pjesa më e madhe e mësimdhënësve në grevë
11.04.2022 14:26
Një pjesë e madhe e profesorëve dhe mësimdhënësve në Strugë kanë filluar grevën por ka pasur edhe profesorë...

Një pjesë e madhe e profesorëve dhe mësimdhënësve në Strugë kanë filluar grevën por ka pasur edhe profesorë të cilët kanë vazhduar mësimin e rregullt. Në shkollën e mesme komunale “Niko Nestor” gjysma e profesorëve nuk kanë mbështetur grevën e përgjithshme të sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë.
“Ata që japin mësim kujdesen për nxënësit, mësimi mbahet deri në orën e katërt deri në të pestën. Nga gjithsej 126 mësues, 66 janë në grevë. Kemi mësim paradite dhe pasdite, ndaj vazhdojmë mësimin pasdite.”, tha Keti Jankoska, drejtoresh e SHMK “Niko Nestor”.
Bordi rajonal i sindikatës thotë se shumica e profesorëve dhe mësimdhënësve në komunën e Strugës, Dibrës, Vevçanit dhe Qendër Zhupës janë në grevë. Ata thonë se edhe ata pak nxënës që janë paraqitur në shkolla, nuk kan arrit të mbajn mësimin.
“Nga të dhënat që i kam, në të gjithë organizatat sindikale ka grevë, është grevë e suksesshme, mësim nuk mbahet gati se askundi, mund të ketë ndonjë shkollë ku ka pas një numër shumë të vogël të nxënësve, por edhe ata nuk ka pas kush ti pranoe, edhe nëse ka pas, nuk ka pas profesorë.”, tha Nebi Arifi, kryetar i bordit të SASHK - Strugë, Dibër, Q. Zhupë e Vevçan.
Mësimdhënësit thonë se nuk kanë pas presion të drejtpërdrejtë dhe se apelet për të mbajtur mësim, nuk i kanë marrë si presion.
“Deri më tani nuk kemi pasur presion as nga drejtori dhe as nga askush tjetër, vetëm duhet të respektojmë kohën e grevës.”, thaa Natasha Dabeska, kryetare e sindikatës në SHMK “Niko Nestor”.
Nga bordi rajonal thonë se greva do të vazhdojë deri sa të përmbushen kërkesat e tyre.
ILMIJE ZHAKU
