Maqedoni
Tatimi në pronë, paguani borxhet, ose ju bllokohen xh-llogaritë
11.04.2022 14:39
Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes lokale, paralajmëron qytetarët se nëse nuk paguajnë tatimet...

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes lokale, paralajmëron qytetarët se nëse nuk paguajnë tatimet për pronën e tyre, do nisë bllokimi i llogarive bankare për taksat e papaguara për vitin 2019.
Qytetarëve aktualisht po u dorëzohen vendimet për tatimin në pronë dhe tatim ndërmarrje për vitin 2022. Por për ata tatimpagues që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre, në gjysmën e dytë të prillit, disa nga bashkitë do të zbatojnë vendimet për bllokimin e xhirollogarive për tatuimin e papaguar për vitin 2019.
Të gjithë ata që kanë borxhe më prej tre vitesh, borxhin e tyre mund ta shlyejnë më së voni deri më 15 prill, pa shpenzime shtesë - informon BNJVL. Gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që nuk kanë deklaruar pasurinë e apo ndryshime në pronën e tyre, ta bëjnë këtë sa më parë, për të shmangur gjobat për mosdeklarim të pasurisë.
Dënimet bazuar në Ligjin për tatimin në pronë variojnë nga 300 deri në 10.000 euro për personat juridikë, nga 50 deri në 500 euro për personat përgjegjës në subjektin juridik, ndërsa për individët gjoba, për mosparaqitje të deklaratave tatimore është rritur në 250 euro.
