Maqedoni
Covid-19, një viktimë, 23 infektime të reja
11.04.2022 14:53
Nga 953 teste të kryera në 24 orët efundit në vend, janë regjistruar 23 raste të reja...
Nga 953 teste të kryera në 24 orët efundit në vend, janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, prej tyre, 1 riinfeksion.
Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një person i vdekur nga Ohri në spital me komorbiditete. Janë regjistruar edhe 190 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.817, numri i të shëruarve është 297.354, numri i të vdekurve është 9.252. Numri i rasteve aktive për momentin është 1.211.
