Maqedoni

Stërvitja ushtarake “Shkëlqimi-22”, vlerësimi i Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë

11.04.2022 15:08

Përfundoi me sukses vlerësimi i Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë së armatës, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Shkëlqimi-22” në Krivollak...

Përfundoi me sukses vlerësimi i Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë së armatës, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Shkëlqimi-22” në Krivollak. Koncepti i këtij batalioni u realizua në përputhje me konceptin për aftësi operative të NATO-s e realizoi ekip vlerësues i armatës, me përkrahjen e vlerësuesve nga vende të tjera dhe një ekip monitoruesish të NATO-s. Vlerësimi zyrtarë ishte aftësi luftarake për kryerjen e misionit të tyre. Ky është vlerësimi i parë pas anëtarësimit të vendit në NATO. 
 
“Pjestarët do të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve të tyre funksionale, me prast vazhdojmë ta mbindërtojmë aftësimin e kapaciteteve por edhe paisjen dhe modernizimin me mjete të sofistikuara për këtë njësit në periudhën e ardhëshme.”, tha Vasko Gjurqinovski, gjeneral kolonel.
 
Në përputhje me qëllimet e vendosura nga NATO që i harmonizon dhe pranon çdo vend anëtarë, për përgaditjen e njësiteve të saja për plotësimin e obligimeve ndaj aleancës. Është përpiluar edhe plani për vlerësimin e gadishmërisë luftarake të njësiteve. 
 
“Suksesi me të cilin jemi krenarë dhe na plotëson nuk ka ardhur pa pritur, armata dhe minsitria kanë punuar pa u lodhur që të kemi më shumë mjete për mbrojtjen por edhe që ato mjete të shfrytëzohen në mënyrë efikase dhe me plan. Buxheti për mbrojtjen është dyfishuar për disa vite ndërsa në rrjedhë e sipër është proces i pa parë i modernizimit që do të fillojë pikërisht nga ky njësit, njësiti ynë i NATO-s.”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
 
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska njëherit bëri të ditur se ende nuk është marrë vendim që pjesëtarët e ushtrisë së Maqedonisës së Veriut të marrin pjesë në forcimin e vijës lindore të NATO-s. Deri në vitin 2027 si vend anëtar i NATO-s duhe të përgadisim grupin e ushtarëve të batalionit nga Maqedonia e Veriut. (Gyltene Sinani, TVM2)