Maqedoni

SASHK në grevë, Nedellkov: Ka presione, do padisim drejtorët

11.04.2022 15:30

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës realizoi ditën e parë të grevës në arsim....

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës realizoi ditën e parë të grevës në arsim. Kryetari i SASHK-ut Joakin Nedellkov shprehet i kënaqur nga pjesëmarrja e të punësuarëve nëpër shkollat fillore, të mesme dhe të kopshte të cilët mbështetën grevën, por shprehet i brengosur për kërcenimet dhe presionet e shumta që sipas tij, u bëhen  të punësuarëve nëpër kopshtet që  medoemos të ndërpresin grevën dhe të kujdesën për fëmijët e pranuar. Nëse këto kërcenime vazhdojnë, SASHK-u nuk përjashton mundësinë për ti paditur drejtorët që bëjnë kërcenime.  
 
“Nëpër institucionet për kujdesje të fëmijëve kemi presione, kërcenime dhe premobleme pak më  serioze ku drejtorët e këtyre institucioneve kërkojnë nga edukatorët të pranojnë dhe  kujdesen për fëmijët nëpër klasa edhe pse ata janë në grevë. Presione kemi nëpër kopshtet e komunës Qendër, Karposh, Vallandovë, Gjevgjeli dhe në disa komuna tjera , ku  një numër më i vogël  I grevistëve  janë detyruar të punojnë  edhe pse ata zyrtarisht kanë qenë në grevë.”, tha Joakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.  
 
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale infomrojnë se procesi edukativo-arsimor nëpër kopshtet po zhvillohet pa probleme. Prej 75 institucione publike për përkujdesje parashkollore të fëmijëve, vetëm në 54 pjesërishtë është zhvilluar greva, ndërsa në 21 të tjera fare nuk janë kyçur në grevë. 
 
Shaqiri: Jo të gjithë në grevë, nxënësit më me rëndësi
 
Ndërkohë Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri falenderoi mësimdhënësit që nuk iu bashkangjitën grevës.
 
“...Shumicën e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë në ditën e sotme ka një  pjesë e mësimdhënësve pranojnë nxënësitë, ndërsa një pjesë tjetër nuk prnaojnë dhe janë kyçur në grevë. Unë jam faliminderues ndaj të gjithë mësimdhënësitë të cilët po pranojnë nxënës janë dhe të gjithë ato të cilët ishin në dyshim vendimin për të vazhduar ose jo grevën, por brenda kohës kanë pranuar nxënësitë sepse më të fundit të cilët nuk duhet të pësojnë në këto momente janë nxënësitë.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i arsimit dhe shkencës.
 
Shaqiri dhe Nedellkov thonë se negociatat mes përfaqësuesve të SASHKU dhe egzekutivit do të vazhdojnë gjatë kësaj jave. Kërkesa e SASHK-ut është që  pagat e mësimdhënësve  të rriten së paku prej 18. 5 % dhe të ketë rritje graduale të kësaj page deri në vitin 2024-tën. Deri në këto momente nga egzekutivi nuk kanë ofruar asnjë ofertë për përafrimin e qendrimeve.
 
REXHEP QAMILI