Maqedoni

Filloi greva në institucionet arsimore, mësimi nuk zhvillohet, mungojnë edhe nxënësit

11.04.2022 15:44

Punonjësit e arsimit filluan grevën gjenerale....

Punonjësit e arsimit filluan grevën gjenerale. Ata u paraqitën në vendet tyre të punës, por procesi mësimor nuk u zhvillua. Nxënës nuk kishte në shkolla, ndërsa nga përfaqësuesi i Sashkut për rajonin e Çairit, Butelit dhe Çuçersandevës mësuam se 90 përqind prej arsimtarëve janë në grevë dhe e njejta do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen  e pagave. 
 
“90 përqind prej arsimtarëve janë në grevë. Rregullorja thotë se secili që është në grevë duhet të jetë në vendin e tij të punës, por të mos i kryejë obligimet  e punës. Por nëse ndonjë nxënës vjen në shkollë duhet ti sigurohet mësim,  thotë ligji i cili është kontradiktor me arsimtarë zëvendësues, por nuk mund të gjinden 30 mij arsimtar zëvendësues. Tani për tani arsimtarët janë në grevë, nuk ka presione, nuk ka arsimtar zëvendësues, nxënësit janë në shtëpi.”, tha Zenafer Bajmak, përfaqësiues i SASHK-ut. 
 
Ekipi ynë vizitoi shkollat fillore Imri Elezi dhe Petar Zdravkovski Penko por nga drejtoria nuk na u lejua hyrja për të konstatuar gjendjen faktike. Jashta oborrit të shkollës anketuam nxënës dhe prindër që na konfirmaun se mësim nuk po zhvillohet. 
 
“Neve arsimtarët na thanë që nuk do të mbajmë mësim, por arsimtarët kanë ardhur të mbajnë grevë.”, tha një nxënës.
 
“Arsimtarët dhe mësuesit na thanë se kemi të hënën grevë, nuk k a fëmijë sot në shkollë.”, u shpreh një nxënës.
 
“Duhet të shkoj në punë, ndërsa fëmija nuk mund të jenë vetëm në shtëpi, edhe arsimtarët janë gabim se kjo gjë nuk mund të bëhet në këtë mënyrë të lihen fëmijët jashta.”, tha një prind.
 
“Secili shkon në punë për para nëse nuk e paguan nuk ka, dikush ka kush të kujdeset për fmijët dikush jo apo e shihni zbrazët është shkolla.”, u shpreh një prind.
 
Grevën e përkrahin edhe çerdhet, fëmijët kanë përkujdesjen e duhur në çerdhe 
 
Edhe në kuadër të kopshtit Fidani greva zhvillohej nga edukatoret që ishin pjesë e sashkut, vetëm 16 fëmijë ishin prezent në të gjitha objektet, por nga drejtoria thanë se ata kanë përkujdesjen e duhur. 
 
“Një pjesë  e edukatoreve që janë pjesë e sdindikatit janë pjesë e grevës dhe pjesa tjetër e mbetur kujdesen  për fëmijët. Poashtu  kemi personel që janë pjesë  e sindikatit dhe kryejnë obligimet e përkrahin grevën,  por punën nuk e kanë ndaluar psh kuzhina është e hapur dyert kanë qenë të hapura fëmijë kemi prej fillimit deri në fund të orarit.”, tha Gëzime Bakiu, drejtoreshë e çerdhes Fidani.
 
Mësim nuk u mbajt as në shkollën e mesme Cvetan Dimov nga ku na thanë se arsimtarët i përmbahen grevës,  por nëse nxënësit do të vijnë mësimi do të organizohet nga profesorët zëvendësues. 
 
“Duke filluar nga unë, shërbimi pedagogjik në orën 7 e 30 shkolla ka qenë në pritje të nxënësve dhe nxënësit nuk kanë ardhur në shkollë, ndërsa profesorët kanë qenë në vendet e tyre të punës duke fillu nga ora 8 e mëngjesit. Nëse nxënësit vinë neve do ta organizojmë mësimin, ato profesor që nuk grevojnë do të mundohemi ta bëjmë orarin paraprakisht.”, tha Visar Durak,  drejtor në sh.m Cvetan Dimov. 
 
Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të arsimtarëve për rritjen e pagave në përputhje me kontratat kolektive në sferën e arsimit potencuan arsimtarët që refuzuan të prononcohen para objektivit të kamersë sonë.   
 
FLUTURA LATIFI