Botë
Parashikohen sulme të reja në lindje të Ukrainës, Zelenski: Nuk do të dorëzohemi
11.04.2022 15:59
Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë vetëm shtatë vjeç, kanë vdekur në rajonin e Kharkiv...

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë vetëm shtatë vjeç, kanë vdekur në rajonin e Kharkiv pas sulmeve ajrore ruse, njoftojnë autoritetet lokale. Ofensivë më e madhe ruse është parashikuar në lindje të Ukrainës , me një gjeneral të ri që drejton forcat ruse. Njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe u shpreh se ukrainasit do të rezistojnnë deri në fund për të mbrojtur vendin.Ai gjithashtu akuzoi udhëheqjen ruse për “gënjeshtër” në një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë për luftën.
“Ata kanë shkatërruar jetët e miliona njerëzve. Ata filluan një luftë në shkallë të gjerë dhe sillen sikur ne jemi fajtorë për këtë. Rusia do të nisë veprime luftarake në shkallë të plotë në lindje.Ne e kuptojmë, pretendimet e Rusisë janë që të pranohet Krime-ja si territor rus por ne kurrë nuk do ta pranojmë këtë. Ata duan që ti marrin pjesët jugore të vendit tonë,por ne nuk jemi të gatshëm për tu dorëzuar.”, tha Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se është “jashtëzakonisht e vështirë” të mendohej për negociata pas mizorive ruse, duke përmendur Kramatorsk dhe qytetin e Bucha. Krime tw ngjajshme me Buchan u llogaritën edhe në Borodyanka.
"Ne kërkojmë njerëz që mund të ishin hedhur nga katet e sipërme si rezultat i bombardimeve. Ne udhëhiqemi nga aroma e kufomave. Nëse e ndjejmë disi këtë erë, fillojmë të gërmojmë gjithçka me kujdes me duar dhe gjejmë trupat e viktimave.”, u shpreh një zjarfikës.
“Burri i një koleges time u mbajt në bodrum për 4 ditë dhe u torturua tmerrësisht, dhe kur u lirua dhe erdhi në shtëpi, ai qante si një fëmijë. Në shtëpinë pranë meje, ku jetonin disa miq të ngushtë, nënë e bir, nëna ishte në të njëjtën moshë me mua, ata vdiqën në bodrum, trupat e tyre nuk janë gjetur ende.”, tha një dëshmitare në Borodyanka.
Për krimet e kryera në Rusi, BE-ja paralajmëron sanksione shtesë kundër Rusisë.
“Së bashku me kryetaren e Komisionit Evropjanë vizituam Ukrainën dhe pamë se cfar ka ndodhur aty. E pamë agresionin brutal të ushtrsë ruse kundër shoqërisë civile. Diskutuam se si mundemi ta mbështësim më mirë popullin e Ukrainës dhe sa më shumë. Sanksionet janë gjithmonë në tryezë.”, tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së.
Ushtria ruse por edhe ajo e ukrainës, kanë pozicionuar ushtarë në rajonin e Donbasit. Luftimet kanë filluar atje. Lideri çeçen Kadirov u kërrcënua se do të ketë ofanzivë nga ana e ushtrisë ruse jo vetëm në Mariupol por edhe në Kievë e qytete të tjera, sipas tij qëllimi kryesorë është që të merret rajoni I Donbasit dhe më pas një pjesë të tjera të Ukrainës. Edhe kryebashkiaku I Kievit, Kliçko tha, edhe pse forcat ruse aktualisht janë tërhequr, Kremlini nuk është dorzuar nga Kievi.
FARIJE DAUTI BAKIU
