Maqedoni

Nikolovski: Asnjë tokë e punueshme s’do të mbetet e pambjellur

11.04.2022 16:23

Sfidat mund të jenë të mëdha dhe të gjera, prandaj jemi të fokusuar maksimalisht që të sigurojmë gjithçka...

Sfidat mund të jenë të mëdha dhe të gjera, prandaj jemi të fokusuar maksimalisht që të sigurojmë gjithçka të nevojshme për stabilizimin e prodhimit dhe mbjelljen e kulturave bujqësore  për vitin e ardhshëm ka thënë ministri i bujqësis Lupço Nikollovski. Paratë janë dhënë për të gjitha degët bujqësore dhe nuk do të lëmë vend për shqetësime. 
 
“Asnjë tokë e punueshme nuk duhet dhe nuk do të mbetet e papunuar, veçanërisht jo në kohë të tilla krize. Duhet të ketë ushqim dhe drithëra. Prandaj shpallja e re publike ka të bëj për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore me qira, përkatësisht shpallje e qëllimshme për token bujqësore të destinuar për prodhim të grurit, misrit, elbit, lulediellit dhe foragjereve, hyn në procedurë qeveritare.”, tha Nikollovski.
 
Në debat do të përfshihen ekspertë maqedonas dhe sllovakë, profesorë universitarë, përfaqësues të shoqatave bujqësore dhe shoqatave të fermerëve dhe përfaqësues të tjerë të sektorit të shoqërisë civile. 
 
Ndryshimet në Programin e Mbështetjes Financiare të Bujqësisë, do t'u mundësojë të gjithë atyre që do të kenë një rendiment mbi 4000 tonë për hektar grurë ose 1.5 ton për hektar luledielli, të marrin një subvencionim shtesë prej 5.760 denarë për hektar. 
 
GAZMEND REXHEPI