Botë

Ministrat e vendeve të BE-së: Ballkani i rrezikuar për krizë të re, BE të parandalojë

11.04.2022 16:46

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perendimor...

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perendimor, me qëllim që t'i shmangen pasojave nga kriza në Ukrainë. Ministri i jashtëm  i Greqisë  Nikos Dendias, thotë se nëse Bashkimi Evropian nuk reagon me kohë, Ballkanin Perendimor rrezikohet të shndërohet në skenar të krizave të mëdhaja për shkak të implikimeve ruse.
 
“Ne do të diskutojmë temën e Ballkanit Perendimor dhe Libinë. Do tju kërkojmë  kolegëve të mi  që ta shpejtojnë këtë proces, sepse Bashkimi Evropian duhet të veprojë tani, përndryshe ne rrezikojmë të shohim që këto zona të kthehen në teatër të krizës me të cilën përballemi në Ukrainë.”, tha Nikos Dendias, ministër i jashtëm i Greqisë.
 
Në Ballkanin Perendimor duhet të mbyllen problemet dhe të investohen në stabiliteitn dhe sigurinë e këtij rajoni, theksuan ministrat e jashtëm të Kroacisë dhë Rumansië.
 
“Do të nënvizojmë rëndësinë e stabilitetit dhe sigurinë në Ballkanin Perendimor. Bosnja dhe Hercegovina po përjeton një krizë politike dhe duhet siguruar ligjshmëria dhe integriteti i zgjedhjeve në Serbi. Ne presim që Serbia të rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, parimet dhe vlerat evropiane.”, tha Gordan Gërliq Radman, ministër i jashtëm i Kroacisë. 
 
“Do të bisedojmë edhe për Ballkanin Perendimor, dhe unë do të përkrah diskutimet  eurointegruese për këtë rajon,   që do të mbahen në Këshillin për Punë të Përgjithsme në Maj.”, tha Bogdan Auresku, ministër i jashtëm i Rumanisë.
 
Takimi i ministrave në Luksemburg, përveç situatës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj saj, ka përfshirë edhe diskutimin për ëndrën evropiane të Gjeorgjisë, Ukrianës dhe Moldavisë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU