Maqedoni
Inspektorati shtetëror i mjedisit, promovohet regjistri digjital për tu njoftuar me ndotësit
11.04.2022 18:03
Qytetarët do të kenë mundësi për qasje të lirë deri te të dhënat e ndotësve potencial, inspektim publik...

Qytetarët do të kenë mundësi për qasje të lirë deri te të dhënat e ndotësve potencial, inspektim publik në raportin e inspektimit. Inspektoratit shtetrorë për mjedis jetësorë, e promovoi regjistrin digjital. Në tre muajt e parë të vitit 2022 janë realizuar 590 mbikëqyrëje, prej tyre 365 të rregullta, 92 kontrolle dhe 133 mbikqyrje jo të rregullta. Gjithashtu janë shqipëtuar shumë sanksione.
“Në prokurorinë publike të Strugës, kemi paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës penale kundër autorit të panjohur, për vënjen e flakës kallamit në fshatin Kalishtë. Gjatë kësaj periudhe realizohen dhe marrëveshje me komisionin e pajtimit në ministrinë e Mjedisit Jetësorë, me cka në gjashtë muajt e ardhshëm në buxhetin e R.Maqedonisë do të shtohen 143 mijë euro”.
Platformë digjitale përmban informacione për transparencë dhe llogaridhënje, konkluzionet e kontrolleve të rregullta dhe jo të rregullta, inspektimet e kryera pas raportimit nga ana e qytetarëve. Në të do të përfshihen edhe të dhënat për lejet e integruara ekologjike.
“Kjo industri është e destinuar për të gjithë të varfërit, për kompanitë, për rregullatorët, për qytetarët e thjeshtë, për shoqatat qytetare, me qëllim që të marrim më lehtë informacione në aspektin e mjedisit jetësorë”
Regjistri digjital është mjeti i dytë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së ISHM-së i zhvilluar në fushatën “Sqaroni gjithçka” pas platformës online që lejon qytetarët të raportojnë ndotjen përmes kanaleve të ndryshme elektronike
“Regjitri përmban dispozita nga ligji për inspektim, i cili duhet të hy në fuqi gjatë këtij viti. Nëse dispozitat dalin nga propozimet e aleancës “sqaroni gjithçka” të cilat propozime i kemi paraqitur në konsultimet publike për këtë ligj”
Regjistri Digjital i Subjekteve të Inspektimit dhe Raportet e Inspektimit është zhvilluar pas rekomandimeve nga legjislacioni kombëtar dhe i BE-së për aksesin e publikut në informacionin e inspektimi. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)
