Maqedoni
Në Shkup sanksionohen 232 shoferë, 62 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
12.04.2022 09:25
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 232 sanksione.
Gjashtëdhjetë e dy sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e tetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve.
Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetëmbëdhjetë sanksione për kundërvajtjet të cilat i kryejnë këmbësorët, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, pesëdhjetë e dy sanksione për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
