Botë
Autoritetet ukrainase: 186 fëmijë janë vrarë nga forcat ruse që nga fillimi i luftës
12.04.2022 14:05
Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus...

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.
Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, sipas autoriteteve ukrainase.
Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet , ku 87 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas, rreth 4.8 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus./Top Channel
