Qeveria vendosi, hiqen maskat

12.04.2022 14:22

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka marrë sot vendim që të hiqen maskat.

Maskat do të hiqen në ambientet e mbyllura dhe për nxënësit e shkollave të mesme. Po ashtu Qeveria vendosi të shfuqizohet ndalesa për organizimin e ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Mbajtja e obligueshme e maskave mbetet në fuqi në Shtëpitë e Shëndetit, barnatore, transportin publik dhe institucionet për kujdesin e të moshuarve.