Maqedoni
Oda e Tregtisë ankohen për fatura të larta të energjisë
12.04.2022 17:08
Oda e Tregtisë është ankuar se kompanitë nuk mund të mbajnë më barrën e faturave të larta të energjisë elektrike...

Në planin afatgjatë, ekziston rreziku që shumë kompani të ndalojnë prodhimin e tyre. Nga Oda thonë se kompanitë janë të gatshme të investojnë në fotovoltaik, por hasin në pengesa për shkak të procedurave burokratike për të kryer këtë investim.
“Ne jemi të gatshëm të investojmë një pjesë të madhe të fondeve tona në energjinë diellore në fotovoltaik në mënyrë që të tejkalojmë koston kryesore të impaktit energjetik. Megjithatë, kemi pengesa administrative nga autoritetet vendore ku operojmë. Kërkojmë nga autoritetet vendore së bashku me qeverinë mbështetjen t’i kapërcejnë pengesat dhe të lëshojnë leje.”,- tha kryetarja e Odës Rajonale – Prilep, Irena Jakimovska.
“Pellagonia dhe Prespa janë kompanitë më të rrezikuara. Unë jam 12 vite kryetar, mund të them që kompanitë janë në gjendjen më të vështirë, për të mos thënë në gjendje kome, kompani që tashmë e kanë mbyllur prodhimin. Kompania ime kishte 800 mijë denarë rrymë, tani paguan 2 milionë, kompanitë me 100 mijë euro tani 300 mijë euro dhe tashmë e ka ndërprerë prodhimin.”,- theksoi kryetari i Odës Rajonale – Manastir, Mirko Velkovski.
Nga Oda për të mërkurën paralajmëruan një mbledhje, pas së cilës do t’i propozojë Qeverisë propozim masat për tejkalimin e krizës.
REJHANE BUSHI METAJ
