Futja e Gruevskit në listën e zezë të DASh, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-së

12.04.2022 17:24

Lista e zezë e SHBA-së të cilës iu bashkëngjit ish kryeministri, Nikolla Gruevski....

Lista e zezë e SHBA-së të cilës iu bashkëngjit ish kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe  kreu i DSK-së, mollë sherri mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. 

Nga partia e Kovaçevskit thonë se pallati i bardh dy ditë hesht për faktin që Gruevski është në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion dhe kriminalitet. Mosreagimi i Mickoskit është dëshmi që pikërisht ai është bashkëpunëtor i Gruevskit, akuzojnë nga LSDM.

“Heshtja e Mickoskit është një konfirmim i fortë i gjithçkaje që themi dhe asaj që qytetarët e dinë mirë. Hristijan Mickoski është një nga bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit, krahu i tij i djathtë, këshilltari i tij, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Me kundër-reagim edhe opozita. Ju për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur, koalicioni me politikanë nga lista e zezë e SHBA-së.

“Se sa e madhe është hipokrizia e LSDM-së tregon fakti se ata janë në koalicion me politikanë që janë në listën e zezë të SHBA-së… Për të sunduar dhe për të vjedhur, ata bëjnë koalicion me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA-ve. Ljube Boshkoski dhe Menduh Thaçi janë partnerë të koalicionit të LSDM-së që janë në listën e zezë të SHBA-së dhe me të cilët Kovaçevski dhe Zaev janë në koalicion.”,- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lista e zezë e DASh, reagojnë Gruevski dhe Mijallkov

Përmes një statusi në FB ka reaguar edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Ai pretendon se sherri për futjen në listën e zezë amerikane i ka ardhur nga Soros. “Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin, interesat kombëtare, interesat e Maqedonisë ka acaruar disa vende dhe ka tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova.”,- u shpreh kryeministri, Nikolla Gruevski.

Njëjtë ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili po ashtu është dashur në listën e zezë të DASh e vlerëson si jo të drejt vendimin.

“Ai bazohet në dezinformata që me kalimin e kohës do të rezultojnë të paqëndrueshme. Unë gjithmonë i kam mbrojtur dhe do t’i mbroj interesat e Maqedonisë. Besoj se drejtësia do të fitojë dhe vendimi i administratës amerikane do të korrigjohet.”, ka shkruar Mijallkov. (Sanije Duraku, TVM2)