Maqedoni
Këshilli Penal: Zekiri mbetet në paraburgim
12.04.2022 18:49
Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zekiri, mbetet në paraburgim, bën të ditur Gjykata Penale...

Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zekiri, mbetet në paraburgim, bën të ditur Gjykata Penale.
Këshilli Penal nga sektori për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, duke vepruar në ankesën e palës mbrojtëse, lidhur me vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, ka mbajtur seancë publike dhe solli vendim duke e lënë në fuqi vendimin për paraburgim të Zekirit.
Në bazë të këtij vendimi, Zekiri do të mbetet në paraburgim 30 ditorë në burgun e Shutkës, si i dyshuar për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
