Botë

Lufta në Ukrainë, bombardime në shumë qytete të Ukrainës

12.04.2022 19:08

Lufta në Ukrainë çdo ditë vjen duke u bërë edhe më e ashpër, më këtë rritet edhe numri i viktimave...

Gjatë natës u bombardua Mariupoli, disa fshatra në rrethinën e Kievit, Dniproja, betejat luftarake, vazhdojnë në Donbas, një zonë që konsiderohet mjaft e rëndësishme për Rusinë. Në Borodyanka kërkohen trupat e të vrarëve nëpër rrënoja.
 
“Është e vështirë të thuhet se kur do të mbarojmë. Por, ndoshta do na duhen të paktën një ose dy javë, jo më pak. Sepse dyshohet se ka shumë viktima, numrin e saktë akoma nuk e dimë sepse sapo kemi filluar kërkimet.”,- tha Taran Oleg - punonjës shpëtimi. 
 
"Më dhemb të shoh. Unë kam jetuar këtu për 25 vjet. Mbaj mend sa perfekt ishte dhe tani duket e tmerrshme. Është e tmerrshme që kemi parë atë anë të Rusia këtu.”,- theksoi Evtyshkov Dmytro - punëtor ndërtimi.
 
“Ata nuk i kanë nxjerrë ende fqinjët nga gërmadhat, por unë e di se kush mund të jetë i shtrirë atje.",- u shpreh një banor i Borodiankës.
 
Presidenti Zelenski i bëri thirrje BE-së të intensifikojë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë për të dobësuar kapacitetin luftarak të saj.
 
“Bashkimit Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj gjithë bankave ruse dhe të bojkotojnë naftën ruse, nëse vendet evropiane vazhdojnë tregtinë me Rusinë, atëherë udhëheqësit rusë “e dinë që nuk do të ndëshkohen.”,- deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.         
                                   
Nga ana tjetër, presidenti rus, Vlladimir Putin, duket i vendosur dhe pretendon se do të luftojë derisa të arrihen “objektivat”.
                                                                           
“Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nisë një operacion ushtarak, një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës ishte e pashmangshme. Operacioni ushtarak në Ukrainë do të arrijë padyshim objektivat e tona “fisnike. Përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë nuk do të kenë sukses.”,- theksoi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin. 
 
Bashkimi Evropian ka vënë një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, por nuk ka prerë importet e naftës e gazit, siç kërkon Zelensky. Disa udhëheqës evropianë janë të shqetësuar mbi ndikimin në ekonomitë e vendeve të tyre nga një vendim i tillë, për shkak të vartësisë nga burimet energjetike ruse. Forcat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll qytetin e rrethuar të Mariupolit, ndërsa po përgatiten për të zgjeruar operacionet në rajonin lindor të Donjetskut. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU