Maqedoni
BDI, deklarata e Selës presion ndaj gjyqsorit
12.04.2022 20:52
Kanë rearguar nga BDI lidhur me deklaratën e kreut të ASh-së Ziadin Sela...

Kanë rearguar nga BDI lidhur me deklaratën e kreut të ASh-së Ziadin Sela, të cilën e quaj Skandaloze dhe presion publik ndaj gjyqësorit.
Paraqitja e sotme para mediave është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar, theksojnë nga BDI.
Ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon të funksionojë në mënyrë profesionale dhe gjithë ata që shkelin ligjin përgjigjen para sistemit të drejtësisë dhe gjithë rastet e fundit dhe lëndët e hapura tregojnë qartë se në vend funksionon ligji që është i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është i paprekshëm para tij.
Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e vetme e cila ka inicuar vettingun në të gjitha nivelet e pushtetit përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë për të pasur figura të pastra dhe me dinjitet të cilët do të kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, thonë nga BDI.
