Maqedoni
Kovaçevski dhe Nedellkov, paraqitën qëndrimet në rrjetet sociale
12.04.2022 21:18
Kryeministri Kovaçevski dhe kreu i SAShK Nedellkov, kanë paraqitur qëndrimet e tyre në rrnetet sociale...

Kryeministri Kovaçevski dhe kreu i SAShK Nedellkov, kanë paraqitur qëndrimet e tyre në rrnetet sociale.
Të punësuarve në arsim në periudhën 2017-2022 ua kemi rritur pagat për 21 për qind, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.
“Jemi të hapur për dialog për të arritur një sistem të rritjes së pagave që nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi. Në këtë drejtim, inkurajoj sindikatat që të vazhdojnë dialogun dhe të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e përhershme të rritjes së pagave përmes një modeli të krijuar bashkërisht për rritjen e pagave”, shkruan Kovaçevski.
Por Kryetari i SAShK, Jakim Nedellkov thotë se greva nuk do të përfundojë deri sa të përmbushet kërkesa për rritjen e pagave.
“Nëse pagat gjatë viteve janë rritur për 21%, paga minimale është rritur për 78%. Kjo do të thotë se në raport me pagën minimale, ne jemi në humbje të vazhdueshme. Nëse shkojmë sipas kësaj matematike. Rritja e pagave nuk janë argument dhe ne kërkojmë ajo që na takon”, u shpreh Nedellkov.
