Maqedoni
Shkup, sanksionohen 169 shoferë, 29 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
13.04.2022 10:20
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 sanksione.
Njëzet e nëntë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesëmbëdhjetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve.
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatëmbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë kundërvajtje për këmbësorët, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, tri sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dyzet sanksione për parkim të automjetve në mënyrë jo të rregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
