MPB: Arrstohet polici që kërkoi ryshfet në Bllacë
Është arrestuar shefi i ndërrimit në pikën kufitare Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro....

Është arrestuar shefi i ndërrimit në pikën kufitare Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut.
Departamenti për kontroll të brendshëm i MPB-së në koordinim me prokurorinë kompetente ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e rastit për marrje ryshfeti nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë. Nga MPB bëjnë të ditur se tanimë është arrestuar E. Sh. nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin kufitarë Bllacë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për arrestime të tjera.
Skandali u zbulua pasi një denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan, ku shihet tanimë i arrestuari dhe një zyrtar tjetër policor duke kërkuar ryshfet.
