MPB: U arrestua i dyshuari i parë për vrasjen e Denis Tot
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar Angello Gjorgjievski...

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar Angello Gjorgjievski, 28 vjeç, i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot.
Gjorgjievski kërkohej me fletarrest, ndërsa pas arrestimit është transferuar në paraburgim në burgun e Shutkës.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe kapjen e tij, rreth orës 01.20, personi iu është dorëzuar efektivëve të Policisë së Grupit Operativ të Kërkimit në zonën e lagjes Aerodrom”,- thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Hendbollisti kroat, Denis Tot, ishte lojtar i klubit “Butel” në Shkup, ndërsa më 7 prill ai u sulmua brutalisht nga tre persona, në dalje nga një diskotekë në Shkup dhe për pasojë humbi jetën.
