Maqedoni

Likovë, 130 mijë euro përfitim nga fondet IPA

13.04.2022 12:36

Komuna e Likovës është përfituese e mbi 130 mijë eurove nga fondet IPA...

Komuna e Likovës është përfituese e mbi 130 mijë eurove nga fondet IPA, në kuadër të projektit ndërkufitar me komunën e Preshevës. Përmes këtij projekti, Ndërmarrja Komunale Publike “PISHA”, ka siguruar një kamion për transportin e plehrave, 850 kosha dhe 10 kontejnerë.
 
“Ndërmarrja jonë ka pasur nevojë për këtë lloj kamioni, ku na mundësohet që në të ardhmen shërbimet të jenë më efikate si ndaj komunës po ashtu edhe ndaj banorëve të territorit të komunës tonë.”,- tha drejtoresha e NKP “Pisha”, Valdete Ramadani. 
 
“Bashkë do të vazhdojmë edhe në aplikime të tjera për Fonde IPA si bashkëpunime ndërkufitare me Republikën e Kosovës si dhe me atë të Serbisë, tani më thirrja është aktive dhe është publike e ne na mbetet të aplikojmë përsëri, por për një projekt tjetër.”,- theksoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
“Me kryetarin mes tjerash biseduam që për së pari herë të ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit në fshatin Opajë, sigurisht se komuna do ta përgatit projektin dhe do të aplikojë në ministrinë tonë dhe shpresojmë që këtë vit të fillojnë punët ndërtimore.”,- deklaroi ministri në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
 
Shërbimet komunale në Likovës thonë se po aplikojnë për përfitime të projekteve në kuadër të IPA Fondeve të Bashkimit Europian.

FATLUM AQIFI