Botë

Siri: Rusia përpiqet ta zgjidhë konfliktin

02.01.2015 18:41

Rusia i ka bërë thirrje opozitës siriane që të ulet në tryezë bisedimesh me Qeverinë e Bashar Al Asad në Moskë...

Rusia i ka bërë thirrje opozitës siriane që të ulet në tryezë bisedimesh me Qeverinë e Bashar Al Asad në Moskë, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për konfliktin e armatosur që ka mbërthyer vendin.
 
Bëhet me dije se 28 përfaqësues të lartë të opozitës siriane e kanë pranuar një ftesë të tillë. Në mesin e të ftuarve janë edhe udhëheqësi i Koalicionit Kombëtar sirian, Hadi al-Bahra, si dhe dy ish-udhëheqësit e koalicionit, Moaz al-Khatib dhe Abdel Basset Sida.
 
Opozitari sirian nuk ka bërë me dije nëse ftesat do të pranohen pozitivisht nga Rusia, e cila është aleat kyç i presidentit sirian, Bashar al-Asad. 
 
Që nga fillimi i konfliktit në Siri janë vrarë më shumë se 200 mijë njerëz.