Kovaçevski: Gruevski do të duhet kthehet të përballet me dënimin
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për gazetën austriake “Di Prese”...

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për gazetën austriake “Di Prese”, thotë se sistemi gjyqësor në vend, është i lirë nga ndikimet politike.
I pyetur në lidhje me azilin në Hungari të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, që tashmë është pjesë e listës së zezë të departamentit amerikan të shtetit, Kovaçevski thekson se pyetja rreth azilit politik në Hungari duhet t’u drejtohet politikanëve hungarezë. Një ditë megjithatë Gruevski do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin e tij, shtoi Kovaçevski.
Akuzoi ndërkohë Rusinë që sipas tij qartazi po financon fushatën e dezinformatat që plasohen në vendin tonë nga vende të treta që nuk duan që RMV të përparojë dhe zhvillohet. Kjo është arsyeja pse anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik, tha Kovacevski. Sipas tij Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë me interes për Rusinë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. Rusia është e interesuar për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik, shtoi kryeministri për “Di Presse”.
