Korrupsioni i “Jakave të bardha”, Kacarska: Rastet të zbardhen, BE monitoron

13.04.2022 15:33

Bashkimi Europian po monitoron nga afër....

Bashkimi Europian po monitoron nga afër se si vendi zgjidh rastet e korrupsionit të lartë, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Studime Europiane.

Por, sipas saj, këto raste shpesh nuk marrin epilog, prandaj sundimi i ligjit i vendeve kandidate është një nga mekanizmat kyç të cilit i kushtohet vëmendje e veçantë.

“BE-ja do të monitorojë zgjidhjen e këtyre rasteve. Ne e dimë se nuk kemi një histori të mirë të arritjes dhe trajtimit të atyre rasteve, kështu që nën vëzhgim të ashpër do të jetë ky rast dhe rastet e tjera të korrupsionit të lartë për të cilat fatkeqësisht shumë shpesh në sistemin tonë juridik nuk kemi një epilog të shpejtë. Shpesh herë ato lëndë vjetrohen kemi shumë probleme procedurale por do të jetë shumë e rëndësishme që ato të zbatohen deri në fund me një vendim për të treguar se sistemi juridik funksionon.”,- tha Simonida Kacarska nga Instituti Për Studime Europiane.