Maqedoni

Ndarja e Shqipërisë nga RMV, Kacarska: Kërkesa logjike, vendosin vendet anëtare

13.04.2022 15:50

Kërkesa e Shqipërisë që të ndahet nga pakoja me Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave me BE-në...

Kërkesa e Shqipërisë që të ndahet nga pakoja me Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave me BE-në është logjike dhe e drejtë, por kjo do të varet nga vendimi i vendeve anëtare, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Studime Evropiane. 
 
“Shqipëria deri tani ka qenë shumë e duruar për këtë çështje. Deri më tani nuk kemi informacione të qarta nëse ka disponim nga anëtarët për ta realizuar, gjegjësisht kemi shumë më tepër informacione se nuk ka disponim në shtetet anëtare që kjo të ndodhë. Megjithatë, do të jetë një vendim në të njëjtën mënyrë që presim 27 anëtarë që ne të fillojmë negociatat.”,- tha Simonida Kacarska nga EPI.  
 
Integrimi evropian, Novosel: BE të nxitojë me pranimin e shteteve kandidate
 
Për Ivan Novosel nga Shtëpia për e të Drejtat e Njeriut në Zagreb bllokimi i procesit nga çështjet dypalëshe është një problem i tmerrshëm. Sipas tij pas situatës në Ukrainë për BE-në është me rëndësi kruciale që t’i integrojë sa më shpejtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
“Pas luftës në Ukrainë, situata në Evropë ndryshoi globalisht, nuk jemi më në të njëjtin kontekst gjeostrategjik. Është me rëndësi thelbësore që BE-ja të pranojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në anëtarësimin e plotë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Të bëjmë sa më shumë në këtë fazë me reformat dhe më pas kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë brenda BE-së të punohet për të pasur një monitorim të fortë.”,- theksoi Ivan Novosel nga Shtëpia e të Drejtat e Njeriut-Zagreb.
 
Në situatë kur i takoni një rajoni akoma nuk është i integruar ndërkaq është nën ndikimin rus, kinez apo tjetër, sipas Novosel, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë alternativë që për anëtarësim të pritet dhjetë vite. 
 
NAIM RAMADANI