Botë

Suedi: nuk do të pranojmë azilkërkues nga Ballkani

02.01.2015 18:43

Suedia ka bërë të qartë se nuk do të pranojë kërkesat për azil nga shtetas të vendeve të Ballkanit...

Autoritetet suedeze thonë se shtetasit e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës kanë shanse minimale për të marrë përgjigje pozitive dhe status të refugjatit. 
 
Sipas të dhënave më të fundit publikuar nga Enti i Migracionit në Suedi, gjatë vitit 2014 janë miratuar vetëm një për qind e kërkesave për azil parashtruar nga shtetas të vendeve ballkanike.
 
Shkak për mosmiratimin e kërkesave për azil është fakti se shtetet e Ballkanit vlerësohen si “vende të sigurta”, ndaj dhe nuk ka arsye për të pajisur qytetarët e tyre me status refugjati.  
 
Ndërkohë, Zyra e Migracionit ka parashikuar një numër prej 8 mijë kërkesash për azil, që pritet të parashtrohen në Suedi nga qytetarë ballkanas. 
 
Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar në Suedi janë regjistruar gjithsej 81.300 azilkërkues.