Maqedoni
Investim në Industrinë Farmaceutike “Replek”, zgjeron kapacitetet prodhuese
13.04.2022 17:25
U lëshua në përdorim kapaciteti i ri prodhues i Kompanisë Farmaceutike “Replek”...

Me këtë do të mundësohet punësimi i 50 personave, kurse do të kontribuon që kompania të zgjerohet në tregjet e jashtme.
“Investimi i vlefshëm prej 3 milion euro do të thotë ndarje e kapaciteteve për pluhur, ndarje e kapaciteteve për forma gjysmë të forta dhe rritje për 30% e kapaciteteve për forma të lëngshme.”,- tha drejtori i përgjithshëm i “Replek”, Dushan Pecovski.
“Zhvillimi i industrisë farmaceutike është fuqi shtytëse për përparim të gjithë sistemit shëndetësor në vend. Pikërisht për atë më gëzon fakti për hapjen e repartit të ri për prodhim të Kompanisë “Replek”, i cili paraqet një hap përpara në fuqizimin e industrisë farmaceutike në vend.”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Të pranishmit thanë se pandemia na ka përkujtuar të gjithëve se industria farmaceutike dhe prodhimi i produkteve farmaceutika është pjesë e infrastrukturës kritike në të gjitha vendet.
BELINDA KOKA ADEMI
