MASh dhe SAShK vijojnë negociatat

13.04.2022 18:00

MASh dhe SAShK po vijojnë negociatat...

MASh dhe SAShK po vijojnë negociatat për rritjen e pagave. Nga SAShK thonë se nëse propozimi i MASh-it është i pranueshëm, nuk përjashtohet mundësia e ndërprerjes së grevës.  

“Nuk morëm propozim konkret sa i përket kërkesës sonë, por jemi të bindur se sot do të kemi diçka më tepër t’i kumtojmë opinionit. Sa i përket ndërprerje së grevës, e njëjta varet nga shumë faktorë: sa do të jemi të shpejtë që propozimin tua japim organizatave sindikaliste në orët e vona të  mbrëmjes që të marrim përgjigje nga organizatat sindikaliste dhe 20 këshilla rajonale që në mbrëmje Këshilli i SAShK-ut të sjellë vendimin. Të jemi optimistë, nëse me të vërtetë ka propozim të mirë ne nuk do të flemë, do të punojmë me anëtarësinë që të gjejmë zgjidhje, por prapë them - nëse kemi ofertë adekuate.”,- deklaroi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.