Maqedoni
Covid-19, asnjë fatalitet, 185 të infektuar në 24 orë
13.04.2022 18:13
Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat për virusin Korona...

Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat për virusin Korona.
Janë 185 infektime të reja nga 2.216 testime të kryera në këto 24 orë, prej tyre 28 janë riinfektime.
Për fat të mirë në këto 24 orë nuk është regjistruar asnjë fatalitet Covid.
Numri i të shëruarve është 124. Aktualisht në vend ka 1.172 raste aktive, ku kryeson Shkupi, i ndjekur nga Kumanova, Manastiri dhe Prilepi.
