Botë

Morën ryshfet, kamera xhiroi policët, MPB: kallëzim penal dhe shkarkim për dy policë

13.04.2022 18:37

Një ditë pasi në opinion u përhap video ku shihet se si shefi i policisë së bashku...

Një ditë pasi në opinion u përhap video ku shihet se si shefi i policisë së bashku me një koleg të tij në pikën kufitare Bllacë marrin ryshfet, MPB-ja do të paraqesë kallëzim penal ndaj dy policëve. Deri në zbardhjen e rastit, policët janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre ka nisur një procedurë disiplinore.
 
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë prokurorisë kompetente ndaj zyrtarëve policorë E. Sh. dhe Z. R. do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal të RSM dhe do të iniciohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.”,- njofton Ministria e Brendshme.
 
Rasti u zbulua nga gazetarët e emisionit investigativ STOP. Ata pasi kanë marrë informacion nga një transportues i Shqipërisë se jep ryshfet, gjithmonë kur kalon pikën kufitare Bllacë kanë vendosur që me kamerë të fshehur ta dokumentojnë rastin. Para kamerës së fshehtë, jo vetëm u kërkuan paratë, por policët madje hynë edhe në Pazar për çmimin e ryshfetit.
 
- Në total sa? Jepja 120 euro, a po na fal një?
 
- Jo nuk është duke ta falur një, por 2. Se me qenë unë kur nuk të kisha liruar me 20 euro, po hajde meqë e ka shkruar ky. 
 
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë prokurorisë kompetente ndaj zyrtarëve policorë E. Sh. dhe Z. R. do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale “marrja e ryshfetit”, si dhe do të iniciohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.
 
Nga MPB thonë se dyshohet se edhe policë të tjerë kanë të përfshirë në ryshfet-marrje dhe aksioni policor pritet të zgjerohet. 
 
SANIJE DURAKU