Maqedoni
Parashikimi i motit
14.04.2022 09:12
Moti ditën e sotme do të jetë me diell dhe i ngrohtë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e vogla lokale...

Moti ditën e sotme do të jetë me diell dhe i ngrohtë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 17°C deri në 23°C.
Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 22°C.
Edhe nesër moti pritet të jetë me diell dhe stabil, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të shiut.
