Maqedoni
Shkup, sanksionohen 125 shoferë, 29 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
14.04.2022 09:37
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 sanksione.
Njëzet e nëntë sanksione janë shqiptuarpër tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e pesë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve.
Poashtu janë shqiptuar edhe tri masa ndaj shoferëve të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tre sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
