Botë

Forcat ruse pretendojnë se kanë marrë kontrollin në portin e Mariupolit

14.04.2022 10:53

Ushtria ruse njoftoi se batalioni Azov, një grup paraushtarak ekstremist i krahut të djathtë

Ushtria ruse njoftoi se batalioni Azov, një grup paraushtarak ekstremist i krahut të djathtë, ka marrë kontrollin e plotë të portit të shkatërruar kryesisht të Mariupolit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov tha se trupat e mbetura ukrainase në qytet ishin "bllokuar dhe nuk ishin në gjendje t'i shpëtonin rrethimit". Megjithatë, asnjë burim zyrtar ukrainas nuk i ka konfirmuar pretendimet. 
 
Qyteti i Mariupolit ka qenë nën rrethim për javë të tëra, me banorët e mbetur të detyruar të qëndrojnë pa ujë, ushqim apo energji. Instituti për Studimin e Luftës  me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se trupat ruse "ndoshta" do të kapnin qytetin javën e ardhshme. Mariupoli ka një rëndësi strategjike për Moskën pasi Rusia kërkon të krijojë një urë tokësore midis rajonit të Donbasit dhe gadishullit të pushtuar të Krimesë. 
 
Ndërkohë në Ukrainën veriore, po bëhen përpjekje për të pastruar sasi të mëdha municionesh të pashpërthyera të mbetura nga trupat ruse që tërhiqeshin. Pastrimi i minave po vazhdon pasi dhjetëra mijëra predha dhe mina të pashpërthyera kanë mbetur në rajon, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. 
 
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë theksoi se qendrat urbane në Ukrainë po përballen me sulme të përsëritura pa dallim nga Rusia. "Qytetet e Kramatorsk dhe Kostiantynivka ka të ngjarë të jenë objektiva ruse për nivele të ngjashme dhune”, tha ai. 
 
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk ka njoftuar për dakordimin e nëntë korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve. Kjo përfshin evakuimin me vetura private nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar mijëra civilë, teksa bombardimet dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë.