Maqedoni
Të punësuarit në postën e RMV-së, prej sot në grevë me kërkesë për rritje pagash
14.04.2022 11:15
Prej sot edhe punonjësit e Postës fillojnë me grevë të përgjithshme....

Prej sot edhe punonjësit e Postës fillojnë me grevë të përgjithshme. Siç kanë njoftuar nga Sindikatat e Postës, kërkesa është për rritje lineare të pagave neto në vlerë prej 3.000 denarësh.
Greva do të zhvillohet në postën kryesore dhe në filialet në të gjithë vendin. Sipas sindikatave, puna “Postës së Maqedonisë së Veriut” do të ndërpritet plotësisht, përveç aktiviteteve të nevojshme që ofruesit e shërbimeve postare duhet t’i sigurojnë pa probleme, në përputhje me nenin 49 të Ligjit për shërbime postare dhe Marrëveshjes Kolektive në nivel punëdhënësi dhe do të zgjasë deri në pranimin e kërkesave.
Sipas Ligjit për Shërbimet Postare, punonjësit janë të detyruar të respektojnë nenin 49 dhe të sigurojnë pranimin, renditjen dhe shpërndarjen e dërgesave postare që kanë të bëjnë me dërgesat e rekomanduara gjyqësore, dërgesat e rekomanduara nga siguria dhe mbrojtja dhe disa dërgesa të tjera të rekoanduara, të cilat janë theksuar në ligj.
Vendimi për grevë të përgjithshme është marrë më 31 mars, pas dialogut të dështuar me Këshillin drejtues të Postës dhe Qeverisë dhe mosrealizimin e kërkesës për paga më të larta.
