Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet me vështirësi në kushte dimërore
02.01.2015 20:03
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë...

Për shkak të temperaturave të uëlta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje e ngricës.
Ndalesë për qarkullim për automjetet e rënda transportuese ka në akset rrugore Mavrovë - Dibër dhe Dibër - Strugë.
Në aksin rrugor Gostivar - Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë është larguar ndalesa për automjetet e rënda transportuese.
Në aksin rrugor Ohër - Kërçovë përmes vendkalimit malor Presekë është hequr ndalesa për qarkullimin e autobusëve dhe për kamionët, por i obligueshëm është përdorimi i pajisjeve dimërore.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti./MIA
