Botë

OKB: Lufta po e rrit krizën në ushqim, energji e financa

14.04.2022 11:44

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka publikuar një raport....

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres,  ka publikuar një raport, ku thekson se lufta po e rrit një krizë në ushqim, energji dhe financa në vendet më të varfra që tashmë po luftonin për t’u marrë me pandeminë COVID-19, ndryshimet klimatike dhe mungesën e qasjes në financimin e duhur për rimëkëmbjen ekonomike. 

“Tani po përballemi me një stuhi të përsosur që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim”, tha Guterres. “Afërsisht 1.7 miliardë njerëz – një e treta e të cilëve tashmë jetojnë në varfëri – tani janë shumë të ekspozuar ndaj ndërprerjeve në ushqim, energji dhe sistemet e financave që po shkaktojnë rritje të varfërisë dhe urisë”, tha Guterrs. 
 
36 vende importojnë më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina. Guterres tha se çmimet e naftës janë rritur më shumë se 60 për qind gjatë vitit të kaluar, çmimet e gazit natyror janë rritur me 50 për qind në muajt e fundit dhe çmimet e plehrave janë dyfishuar.