Botë
Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifi, akuza pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi
14.04.2022 13:19
Gara e partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me dy lista të ndara...

Gara e partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me dy lista të ndara, la shqiptarët me mundësi të ulëta për përfaqësim në Kuvend.
Kjo përçarje u shpërnda edhe në nivel lokal ku Alternativa Demokratike e Shqiptarëve me në krye Shqiprim Arifin, shkarkoi nga detyra kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.
Ajo thotë që veprimi i Arifit qe hakmarrje e puç ndaj saj, duke shtuar se pasojat do t’i bartin preshevarët dhe e gjithë Lugina.
Mirëpo, Shqiprim Arifi veprimin e tij për shkarkim e arsyeton me faktin që Sinani keqmenaxhoi në Preshevë dhe mohon të ketë përçarje të shqiptarëve të Luginës.
Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të tre prillit, Kuvendi Komunal i Preshevës shkarkoi Ardita Sinanin nga detyra. Asamblistët po atë ditë zgjodhën përbërjen e re të kabinetit dhe pozitën e udhëheqësit ia besuan Shqiprim Arifit.
