Maqedoni

Të punësuarit në postën e RMV-së do të kenë rritje pagash, do të ndërpritet greva

14.04.2022 14:56

Rritja e pagave për 3 mijë denarë për të punësuarit në pjesën operative të Postës së Maqedonisë....

Rritja e pagave për 3 mijë denarë për të punësuarit në pjesën operative të Postës së Maqedonisë do të jetë nga 1 qershori dhe për pjesën tjetër të administratës nga 1 gushti. Një propozim të tillë ka marrë Sindikata e Postës nga menaxhmenti për ndërprerjen e grevës. 
 
“Nesër do të fillojmë bisedime intensive me këshillim drejtues, ku do të shikojmë se ka një propozim nga ana e atyre, ku duhet t’i shikojmë edhe sot me anëtarët e organizatat e sindikatave dhe për pranimin e kërkesave tona. Propozimi i tyre është rritje lineare të pagave, së pari të proceseve teknike nga 1 qershori dhe ne mundësi financiare me kompaninë, për te punësuarit tjerë në administratë të jenë nga 1 gushti.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Postës, Boro Veligdanov.
 
Bordi i drejtorëve të Postës së RMV-së informoi se të punësuarit i respektojnë obligimet ligjore për punë dhe dorëzimin e dërgesave në kushte greve. Duke pasur parasysh se kanë filluar bisedimet, tha se mëditjet do t’u paguhen të punësuarve.
 
“Megjithëse ka një dalje të madhe natyrore të pensionistëve, 66 për qind e të punësuarve janë mbi 55 vjeç dhe ai proces teknologjik është i vështirë për disa njerëz sepse është i përditshëm.”,- theksoi drejtori i Postës së Maqedonisë, Jani Makraduli.
 
Kryetari i Sindikatës së Postës tha se bisedojnë intensivisht me menaxhmentin dhe pasi ta marrin zyrtarisht ofertën dhe të nënshkruajnë marrëveshjen, greva do të ndërpritet.

REJHANE BUSHI METAJ