Maqedoni
“Lista e zezë”, LSDM pret përgjigje nga Mickovski
14.04.2022 15:27
LSDM pret nga lideri i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski, që të prononcohet rreth përfshirjes së ish liderit të tyre...

LSDM pret nga lideri i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski, që të prononcohet rreth përfshirjes së ish liderit të tyre, Nikolla Gruevski, në listën e zezë të departamentit amerikan të shtetit. Social demokratët konsiderojnë se heshtja ka të bëj me përfshirjen e thellë të Gruveskit në krim dhe korrupsion.
“Përkrah përfshirjes në krim të theksuar dhe korrupsion, risi është ndërmarrja e Nikolla Gruevskit e regjistruar në Hungari. A është pikërisht kjo ndërmarrje e Gruevskit, arsye për heshtjen e Mickovskit. VMRO – DPMNE dhe Mickovski a kanë pasur njohuri për këtë ndërmarrje. Mivkovski duhet të del në opinion dhe ta thotë lidhjen me këtë ndërmarrje apo ka frikë se mos gjendet në listën e zezë të SHBA-ve.”,- tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
VMRO: Pasqyrim i gjendjes reale të shtetit
Nga VMRO – DPMNE konsiderojnë si mizore veprimin e socialdemokratëve duke analizuar listën e zezë amerikane, përderisa gjysma e shtetit po proteston. Fajësojnë qeverinë aktuale për korrupsion.
“Raporti pasqyron realitetin, nivelin e lartë të korrupsionit, jotransparencë në qeveri, politizim të institucioneve të cilat duhet të jenë të pavarura, gjendjen e keqe me të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës.”,- u shpreh deputeti i VMRO–DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Pas kritikave të tilla, sipas Nikollovskit, qeveria do të duhej të dorëhiqet dhe të kërkonte legjitimitet të ri nga populli.
MERAL ISMAILI
