Maqedoni
Ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë, Auresku: Nuk diskutohet, bisedimet t'i fillojnë bashkë
14.04.2022 15:46
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të udhëtojnë paralelisht në rrugën eurointegruese dhe nuk diskutohet për ndarje...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të udhëtojnë paralelisht në rrugën eurointegruese dhe nuk diskutohet për ndarje, tha ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Auresku, pas takimit me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani. Theksoi nevojën për të siguruar një rajon të paqes në kohën e implikime ruse.
“Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Nuk e përkrahim atë ndarje. Është me rëndësi të gjendet vendim që sa më shpejt të fillojnë bisedimet me të dy vendet… Në këtë kohë krize mendoj se zgjerimi i BE-së është më i rëndësishëm se kurrë më parë, për shkak se na duhet Ballkan Perëndimor stabil dhe i sigurt.”,- tha ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Auresku.
Osmani: Shqipëria kë të drejtë, por dëmton rajonin
Edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani pohon se tani për tani nuk ka sinjal nga asnjë vend-anëtar i BE-së i cili do të preferonte ndarjen nga paketa. Megjithatë vlerëson se Shqipëria mund të kërkojë të drejtën e shkëputjes nga shtetit jonë, por sigurisht ndarja e Tiranës nga Shkupi dëmton dinamikën e procesit eurointegrues në nivel rajonal, thotë Osmani.
“Kuptohet se Shqipëria ka të drejtë ta ngrit zërin, të thotë se i kemi përmbushur të gjitha kriteret, pasi unë jam peng i dosjes së një shteti tjetër. Megjithatë, jam i vetëdijshëm se edhe Shqipëria e ndan mendimin se në afat të gjatë kjo nuk u konvenon dhe shumë vende-anëtare. Ata vlerësojnë se kjo do ta përkeqësonte dinamikën rajonale nëse ndodhë kjo.”,- theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Kontesti me Bullgarinë, Osmani: Ka dokument për zgjidhje, pritet pajtim nga Sofja
Në raport me Bullgarinë, Osmani tha se ekziston dokument për tejkalimin e dallimeve dypalëshe dhe i njëjti është pranuar nga shteti, por nuk mund të bëhet publike pa pasur përgjigjen e Sofjes.
“Nuk mund të them se për një dokument ka pajtueshmëri të plotë edhe nga qeveria bullgare, që të mundem unë t’i informoj deputetët dhe ta ndaj dokumentin me opinionin.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Ministri i jashtëm rumun, Auresku, është takuar edhe me zyrtarët e tjerë të shtetit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
