Indonezi: Gjenden dy pjesë të aeroplanit në det
03.01.2015 14:53
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy “pjesë të mëdha” të aeroplanit të kompanisë AirAsia, që është përplasur në det afër Indonezisë, më 28 dhjetor, me 162 pasagjer....

Shefi i agjencisë së Indonezisë për kërkim-shpëtim, ka siguruar se ato janë pjesë të aeroplanit AirAsia, ndërsa është gjetur edhe saasi e madhe e karburantit të rrjedhur nga aeroplani.
Ai ka theksuar se dy pjesë të aeroplanit janë 30 metra nën ujë.Aeroplani i udhëtarëve është rrëzuar në det, derisa fluturonte nga qyteti indonezian, Surabaja, për në Singapor.
Deri më tani janë nxjerrur 30 trupa të pajetë, ndërsa po kërkohen edhe kutitë e zeza të aeroplanit.
