Maqedoni
Kumanovë, vetëm 28 raste me Covid-19, 6 prej tyre të shtrirë në spital
14.04.2022 16:52
Numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë...

Numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë është gjithnjë e më i vogël, respektivisht gjithsej 6 pacientë. Kjo ka bërë që të krijohet një situatë më e relaksuar, porse të largohen edhe tollovitë para ambulancës ditore dhe laboratorit. Por, vlen të theksohet se pas disa muajsh ka rënë edhe numri aktual i të prekurve nga virusi Korona që arrijnë në gjithsej 28, me tendencë të uljes së mëtejme.
“Numri më i madh i pacientëve është pa simptoma apo me simptoma të lehta, të cilët kanë ardhur të bëjnë testin për arsye të ndryshme, për shkak të ndonjë simptoma, nga fakti se kanë pasur kontakt me ndonjë person me Kovid-19, ose me qëllim të udhëtimit jashtë vendit.”,- deklaroi drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.
Edhe përkundër faktit se për shkak të numrit të ulët të të sëmurëve nga virusi Korona ambulanca modulare është mbyllur qysh para një muaji, për çka edhe janë ndërmarra masat për dezinfektimit e të njëjtës, megjithatë nga Spitali i Kumanovës thonë se ende është herët të mendohet për riorentimin e Ambulancës modulare për ndonjë qëllim tjetër.
“Bëhet fjalë për objekte të përkohshme, pasi që nuk janë të ndërtuara me material të fortë ndërtimor. Në shtet të ndryshme objektet e njëjta shfrytëzohen në forma të ndryshme. Nuk mundem të mos them se shumë na është gjetur ky objekt që nga hapja e të njëjtit më 8 mars i vitit të kaluar.”,- tha Zaharieva.
Nga Spitali i Kumanovës thonë se përvoja e fituar e shpërndarjes së mjekëve në reparte të ndryshme gjatë krizës së Koronës, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi që u dëshmua si e suksesshme.
FATLUM AQIFI
