Maqedoni
Covid-19, një viktimë e 142 të infektuar në 24 orë
14.04.2022 18:16
Një viktimë nga Shkupi është regjistruar në 24 orët e fundit në vend...

Nga 1.997 teste të kryera në 24 orët e fundit në vend, janë regjistruar 142 raste të reja me Covid-19, prej tyre 25 janë riinfeksione.
Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, janë raportuar gjithashtu 3 persona të vdekur.
Personat e raportuar kanë vdekur në periudhën prej 7 mars deri më 8 prill. Janë regjistruar edhe 198 pacientë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive për momentin është 1.112.
