Palestina aplikon për anëtarësim në ICC
Autoritetet Palestineze zyrtarisht kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Kombet e Bashkuara, për anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, në përpjekje për ta akuzuar Izraelin për krime të luftës...

Izraeli është kërcënuar se do të hakmerret, nëse palestinezët kërkojnë anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare, ndërsa kërkesa është dënuar fuqishëm edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Por Ambasadori palestinez në OKB, Riad Mansur, ka deklaruar se qëllimi i anëtarësimit në këtë gjykatë ndërkombëtare është ngritja e çështjes së krimeve të dyshuara të kryera nga Izraeli, përfshirë edhe sulmet në Rripin e Gazës, verën e kaluar, si dhe shqyrtimin e çështjes së vendbanimeve izraelite në territorin palestinez.
Ai tha se do të duhen afro 60 ditë që Gjykata Ndërkombëtare Penale të vendos nëse “shteti palestinez” do të pranohet si anëtari i 123-të i kësaj gjykate.
