Botë

Covid 19 në Shqipëri, 6 të prekur në spital, një në gjendje më të rënduar

14.04.2022 19:08

Një 76-vjeçar nga Vlora ndërroi jetë nga COVID, ndërsa në spital janë të shtruar gjashtë të infektuar...

Një 76-vjeçar nga Vlora ndërroi jetë nga COVID, ndërsa në spital janë të shtruar gjashtë të infektuar dhe një prej tyre është në gjendje më të rënduar.
 
Në 24 orët e fundit janë kryer 907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë.
 
27 janë në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh.
 
Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.