Tregu mediatik: Shtohen radiot dhe televizionet në gjuhën shqipe
Zgjerohet tregu mediatik në Maqedoni....

Prej vitit te ardhshëm , tregut mediatik egzisues do ti bashkangjiten disa radio dhe televizione të cilat do të transmetojnë program tërsisësht në gjuhën shqipe.
Një prej tyre, është në garën për marrjes së licencës për transmetim të programit në nivel shtetëror. Gjatë vitit 2015 edhe në USHT do të hapet edhe një radio studentore, e cila do të ketë statusin e radios jofitimprurëse.
“Kemi paralajmërim për paraqitjen e radiove dhe televizioneve të reja.Ajo që mund tju themë me kompetenc dhe me vërtetësi të madhe është se jemi në fazën përfundimtare të evaluimit të dokumentacionit për dhënien e lejes për një televizion që do të emitojë program në gjuhën shqipe në nivel shtetëror, dhe mendoj se kjo punë do të finalizohet brenda pak ditëv” – tha zv.kryetari i këshillit të ASHAV, Milaim Fetai.
Në fazën përfudimtare janë edhe lejet e reja për veprimtari mediale në Maqedoni të cilët do të shpërndahen në përputhëshmëri me ligjin e ri të mediave.
Nga agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele, informojnë se zëvëndësimi i lejeve të vjetra do të bëhet për gjithsej 132 media, 60 prej të cilave janë subjekte televizive ndërsa 72 radio.
“Momentalisht jemi në një fazë shumë të rëndësishme ku i realizojmë obligimet që dalin nga miratimin e ligjit të ri për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe ligji për media ku parashihet në mënyrë decide që mediat egizistuese duhet ti zëvëndesojnë lejet e tyre me të reja brenda 90 ditëve prej zgjedhjes së kryetarit të drejtorit gjeneral të Agjencisë dhe kjo fazë është në përfudim e sipër dhe me 5 janar do tua ndajmë lejetë të gjithë atyre mediave që kanë aplikuar për zëvëndësimin e tyre ” - tha zv.kryetari i këshillit të ASHAV, Milaim Fetai.
Por çfarë ndikimi do të kenë në tregun mediatik, mediat e reja Komunikologu Sefer Tahiri vlerson se hapja e mediave të reja do të jenë në dobi të të gjithëve në rast se respektohen rregullat ligjore për finasimin e mediave nga ana qeverisë dhe nëse punohet në shërbim të qytetarëve.
“Duhet patur parasysh se sa këto media të cilët do të hapen në të ardhëmen do të kenë mundësi të jenë në shërbim të publikut të jenë në shërbim të interesave dhe kërkesave të nevojave që ka publiku për informim dhe sidomos për edukim, sepse ne po shohim në Maqedoni se vazhdimisht prodhohet program zabavites, prodhohen tele novela apo transmetohen filma të cilët nuk janë me ndonjë cilësi të lartë dhe kjo është një ndër faktorëve që duhet ta ketë parasysh organi regullator” – u shpreh komunikologu, Sefer Tahiri.
Tregu mediatik në Maqedoni ka nevojë për media të reja, sidomos në gjuhën shqipe por më shumë se numri, qytetarët kanë nevojë për programe cilësore. Mbetet për tu parë se sa mediat e reja do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë në këtë drejtim. (Rexhep Qamili, TVM2)
